Fushë Kosovë: Pesë burra rrihen mes vete për pronë, pëson lëndime edhe një e mitur

Pesë burra janë rrahur mes vete në fshatin Sllatinë e Vogël në Fushë Kosovë pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

Sipas policisë, lëndime trupore kanë pësuar pesë të dyshuarit dhe një viktimë e mitur.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur mes veti me mjete të forta pesë meshkuj kosovarë. Lëndime trupore kanë pësuar pesë të dyshuarit si dhe një viktimë e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thotë policia në raport.

Lexo edhe:  E rëndë: Gruaja që tentoi t’i jap fund jetës dje në Prizren hidhet sot nga kati i parë i spitalit, dërgohet në QKUK