Të shtëna me armë në një aheng në Prizren, ky është personi që u arrestua nga Policia

Përderisa jemi në sezonin e dasmave dhe në kohën e pushimeve verore, të shtënat me armë zjarri nuk po ndalen as në gazmendet e ndryshme familjare, duke u rrezikuar në këto ngjarje edhe jeta e qytetarëve.

E një rast i tillë më i fundit me të shtëna armësh ndodhi mbrëmë në orët e vona në një aheng familjar në Prizren.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar dhe të njëjtit i është sekuestruar arma e tij.

Sinjali mëson se personi që dyshohet se shtiu me armë është Albert Binaj.

Ndaj tij është iniciuar rast për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, teksa me urdhër te prokurorit, është ndaluar në ndalim policor.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, Policia ka konfiskuar 46 armë pas të shtënave me armë në ahengje.

Përveç kësaj, bëhet e ditur se përgjatë këtij muaji, Policia ka konfiskuar 472 municione dhe arrestuar 42 persona.

Lexo edhe:  I shpëtohet jeta 75-vjeçarit pas reagimit të shpejtë të stafit në QKUK, kishte pësuar infarkt akut të miokardit