Mori pije kur lokali ishte mbyllur, kosovari kërkon falje dhe i lë 100 euro në frigorifer
Një kosovar ka bërë një gjest emocionues gjatë pushimeve të tij në Shqipëri, saktësisht në gjirin e Shën Andreut.
Sipas JOQAlbania, klienti nga Kosova kishte marrë pije në një lokal kur ai ishte i mbyllur, dhe më pas ka kërkuar falje përmes një letre të cilën e ka lënë aty bashkë me 100 euro.
Ka qenë një kamerier ai i cili e ka publikuar letrën në të cilën thuhet: “Faleminderit shumë. U kënaqëm në këtë ambient të bukur. Na vjen keq që u vetëshërbyem. Lekët t’i kemi lënë në frigorifer, me respekt nga Kosova”.