Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Po hymë në një moment kur duhet të kemi shumë kujdes nga i nxehti ekstrem, sidomos për personat më të ndjeshëm, prandaj rekomandohet kujdes orëve të mesdites.

Temperatura maskimale parashihet të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat deri afër 40 gradë Celsius, ndërsa në zonat më të nxehta edhe pak mbi 40.

Mot shumë i nxehtë na pret ditëve të ardhshme. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme. Nga e mërkura vetëm në disa zona kryesisht kodrinore-malore do të ketë gjasa për zhvillime të rrebesheve afatshkurtra të shiut me vetëtima dhe bubullimë, por vazhdon nxehtësia ekstreme dhe zagushia./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Superlajm: Mblidhen mbi 127 mijë euro për shërimin e minatorit Petrit Bajrami