‘Krejt miqtë e Kosovës i shkuan Kurtit në zyrë, i thanë mos e bëj’: Stano rikujton se Kosova është nën masa nga BE e ShBA

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në një gjendje të zgjidhjes së krizave, dhe se sipas tij, shumica e lëvizjeve të njëanshme vijnë nga Qeveria e Kosovës. Ai ka rikujtuar se vendi ndodhet nën masa të ndëshkimit nga Bashkimi Evropian, dhe nën disa masa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka përsëritur qëndrimin e Bashkimit Evropian se mbyllja e disa degëve të postës serbe në veri ka qenë vendim i njëanshëm e i pakoordinuar.

“Fatkeqësisht, kemi parë shumë e më shumë lëvizje të nëjanshme dhe veprime të pakoorrdinuara. Fatkeqësisht, shumica prej tyre vijnë nga administrate në Prishtinë. Kështu, mbyllja e tetë degëve të postës së Serbië në veri të Kosovës është e pavend dhe është shkelje e marrëveshjes së dialogut: e njëanshme, e pakoordinuar dhe me një ndikim negative në popullin lokal. Për këtë arsye, ne kemi kërkuar nga autoritetet që ta rikonsiderojnë këtë vendim dhe të rikthehen në dialogu me ide konstruktive se si t’i zgjidhin problemet që kanë. Dhe ata po flasin për arsyet e tyre se pse po përballen me problemet me veprime të tilla. Ne duam të shohim përkushtim dhe dialog në vend të lëvizjeve të njaënashme.” – ka thënë Stano për “N1”, transmeton Nacionale.

Duke folur për urën e Ibrit dhe paralajmërimet për hapjen e saj, zëdhënësi evropian u shpreh se kjo është një çështje që duhet zgjidhur përmes dialogut.

“Urat zakonisht bashkojnë njerëzit. Fatkeqësisht, situata që kemi në veri të Kosovës dhe në Mitrovcë është rezultat i një numër rrethanash politike të vështira. Për këtë arsye, ne kemi thënë gjithmonë që është një çështje eksplozive, problematike, dhe si të gjitha çështjet prolematike, duhet të zgjidhet përmes dialogut. Sepse, nëse keni një problem, e zgjidhni me dialog, jo përmes veprimeve të njënashme”.

Lexo edhe:  SBASHK-u i kundërpërgjigjet Hekuran Muratit: Të presim deri në ora 16:00

Stano ka komentuar edhe takimin e kryeministrit Albin Kurti me ambasadorët e BE-së, duke theksuar se Kosova është nën masa nga BE-ja e ShbA-ja, për shkak të – siç thotë ai – veprimeve që kanë çuar në eskalim.

“Javën e kaluar, BE-ja, gjithë QUINT-i pra miqtë e Kosovës, ShBA-ja, shtete kyçe të Bashkimit Evropian shkuan te kryeministri Kurti dhe i thanë: “mos e bëj këtë, mos bëj veprime të njënashme, mos e hap urën”. Por ai duket i vendosur ta bëjë. Kështu, ne thamë, “jo, do të ketë ndikime shumë negative”. Kjo lëndon popullin, por iu lëndon edhe juve, sepse Kosova është nën masa të BE-së, dhe nën disa masa të ShBA-së për shkak të veprimeve të vazhdueshme që kanë çuar në eskalim. Kjo s’e ndihmon askënd, përkundër, ka veprime shumë negative në një numër të madh njerëzish.” – tha ai, transmeton Nacionale.

Stano ka thënë se nuk do t’i detyrojnë Kosovën dhe Serbinë të bëjnë progres, por se nëse kjo nuk ndodhë, dy shtetet mbesin jashtë Bashkimit Evrpian.

“Ndërmjetësuesi është si një mësues i mirë, që mundohet t’i bëjë dy student kokëfortë të arrijnë ndonjë rezultat. Në këtë rast, për ata që të nisin ta trajtojnë njëri-tjetrin në mënyrë normale.

Ne nuk mund ta urdhërojmë këtë. Nëse nuk duan – na vjen keq. Ata nuk do të bëjnë progres, sepse ata do ta ndëshkojnë vetën, do ta ndëshkojnë popullin e tyre dhe nuk do të afrohen me BE-në. Ata vetë në thanë: “Duam të jemi pjesë e juaja”. Më pas, BE-ja tha: “Në rregull. Këto janë kushtet, ju lutem plotësoni. Nëse nuk i plotësoni, nuk do të jenë pjesë e këtij klubi”.

Lexo edhe:  Shumë shpejt pritet që të ndryshohet monedha e euros – pse po e bën një gjë të tillë Gjermania

…Por ne nuk do t’ua imponojmë. Nëse ata nuk e duan këtë, ne nuk mund të duam pajtim mes Kosovës dhe Serbisë më shumë se sa Kosova dhe Serbia e eduan, si dhe liderët e tyre. Për këtë arsye, ne mund vetëm të ndihmojmë dhe të këshillojmë, por s’mund t’i detyrojmë ta bëjnë këtë”.