Nënë e vëlla dolën në Merdarë, momenti i mbërritjes në atdhe të trupit të Faton Hajrizit
Nëna dhe njëri nga vëllezërit e tij dolën në Merdardë të premten herët në mëngjes për ta pritur arritjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit në Kosovë.
Automjeti me të cilën po transportohej trupi i Hajrizit arriti në Merdarë rreth orës 02:00 të mesnatës.
Pamjet të cilat i siguroi Paparaci nga vendi i ngjarjes tregojnë nënën dhe vëllain e Hajrizit derisa shoqërohen me avokatin Arianit Koci, i cili udhëhoqi procedurat e rikthimit të trupit të Hajrizit në atdhe.