Përfshihet nga zjarri një veturë në dalje të Autostradës së Prizrenit, Policia jep detaje
Një veturë është përfshirë nga zjarri sot në orët e mbrëmjes në dalje të Autostradës së Prizrenit.
Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se nuk ka të lënduar, por vetëm materiale.
“Në 19:15 është raportuar për një veturë që ka marrë zjarr në dalje të autostradës Prizren – Jug. Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale”, ka deklaruar Bytyqi.