Getinjo prezanton të dashuren e re

Reperi i njohur Getinjo ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale, duke filluar një lidhje të re dashurie.

Lajmin emocionues e ka ndarë vetë ai me ndjekësit e tij në Instagram, ku ka publikuar në InstaStory një fotografi pranë vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

Edhe pse Getinjo ka vendosur të mbajë fshehur fytyrën e saj, nuk ka dyshim që çifti duket i lumtur dhe i lidhur ngushtë.

Në postimin e tij, reoperi ferizajas shihet duke qëndruar pranë partneres së tij të re, duke ndarë një moment të veçantë dhe të ngrohtë. Fotografia ka ngjallur shumë interes dhe komente nga fansat, të cilët janë kuriozë për identitetin e vajzës dhe e përgëzojnë reperin për lumturinë e tij të re.

Getinjo ka preferuar të mos zbulojë shumë detaje, duke ruajtur një dozë misterioziteti rreth lidhjes së tij të re.

Ai përndryshe ka qenë në një lidhje për disa muaj me bukuroshen Vivien Thano, një nga ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 1. Lidhja e tyre ishte një nga temat më të përfolura gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother, dhe përfundimi i marrëdhënies së tyre pati lënë shumë fansa të trishtuar, transmeton telegrafi.

Megjithatë, duket se Getinjo ka gjetur një dashuri të re dhe është gati të fillojë një kapitull të ri në jetën e tij.

Lexo edhe:  Mënyra “interesante” se si Ana Kabashi e zuri të dashurin duke e tradhtuar