Sot i jepet lamtumira e fundit 57-vjeçarit që u vra dje në Zllakuqan të Lipjanit

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Florim Zanit, personit i cili nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra pasi u sulmua nga një mjet i mprehtë nga dy persona ditën e djeshme në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 16:00, në varrezat e fshatit Zllakuqan.

Ndryshe, dy personat e identifikuar si të dyshuar tashmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sinjali mësoi ekskluzivisht se bëhej fjalë për Skender Krasniqin dhe të birin e tij, Taulant Krasniqin, dy sulmuesit e viktimës.

E përveç viktimës, i plagosur mbeti edhe një person tjetër, i cili është i moshës së mitur, A.Zani.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se konfliktit i ka paraprirë një përleshje fizike ku janë përfshirë palët dhe më pas është përdorur edhe mjeti i mprehtë.

Dy personat që u plagosën pësuan lëndime të rënda trupore, por i ndjeri Zani nuk arriti t’i përballojë dhe vdiq.

 

Lexo edhe:  Vetura shkel një këmbësor në Mitrovicë