I burgosuri që akuzohej për fajde iu iku nga spitali – ShKK pezullon nga puna dy zyrtarë korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, pasi i burgosuri iu iku nga spitali, përkatësisht reparti i Hematologjisë, shkruan Insajderi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh, i njëjti ishte i akuzuar për Veprën Penale Fajde.

Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia.

SHKK ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar.

Lexo edhe:  Fero publikon foto duke u falur në rrugë