Një grua plagoset në mes të rrugës

Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, ku një person është plagosur.

Viktima që u plagos është një grua, e cila tashmë është transportuar në QKUK.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Idriz Alija, ndërsa viktima që u qëllua është bashkëshortja e tij, Sherife Tahiri.

Rasti sipas informacioneve të para ka ndodhur te tregu në Bresje.

Lexo edhe:  Protesta të mëdha në disa qytete të Serbisë – Vuçiq u bën thirrje qytetarëve të mos i bllokojnë qytetet, a është kjo shenjë për përshkallëzim?