Polici civil e kap mat 53-vjeçarin duke ia vjedhur kuletën të miturës në Prishtinë

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga vjedhjet e grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane. Rastet e vjedhjeve janë nga më të ndryshmet dhe jo çdo herë Policia arrin t’i kap të dyshuarit, raporton Sinjali.

Por ndryshe ka ndodhur së fundi në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë, ku një person është kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje.

Sinjali mëson se një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, ka kapur mat 53-vjeçarin duke ia vjedhur kuletën një vajze të mitur.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin dhe i njëjti ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

Lexo edhe:  “Ti k*rvë e pufit, që s’del fmija jem ki me pasë punë me mu”/ Mërgimtari nga Gjermania kërcënon dashnoren shtatzënë në Kosovë