37-vjeçari në Vushtrri plagos veten me armë aksidentalisht, dërgohet me urgjencë në spital

osedimi dhe përdorimi i armëve të zjarrit është shndërruar në dukuri negative në vendin tonë, pasi vazhdimisht hasen persona të cilët mbajnë me vete armë ilegale. Për pasojë, shumë shpesh ndodhin incidente, madje edhe aksidentale, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Nadakovc në Vushtrri, ku një person dyshohet se ka plagosur veten aksidentalisht me armë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 47-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e plagës që ka marrë nga arma e zjarrit në dy këmbët.

Ekipi mjekësor kanë intervenuar menjëherë dhe pas ekzaminimeve është konstatuar se ka lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në cilësinë e provave materiale është sekuestruar arma që dyshohet se u përdor në rast.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Lexo edhe:  I jepet lamtumira e fundit Bilall Hadërgjonajt, pajtohen dy familjet