E konfirmon policia: Personat e lënduar nga vetaksidenti i rëndë në Veternik po trajtohen në QKUK
Gjatë mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vetaksident mjaft i rëndë trafiku në Veternik të Prishtinës, raporton Sinjali.
Sinjali mëson se dy persona janë lënduar nga ky aksident dhe janë dërguar në gjendje të rëndë në QKUK.
Vetura BMW u aksidentua rëndë, ku për pasojë u lëndua shoferi – pjesëtar i KFOR-it si dhe pasagjerja – shtetase e huaja.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, ku tha se dy persona janë lënduar dhe se me rastin po merret Njësiti i trafikut, aksidenti thotë se ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesi.
“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i trafikut”, tha ajo.