Mefi vazhdon të merret me Ujmanin: Pse deputetët e PDK-së s’po e vizitojnë, a po e refuzojnë si akt patriotik?
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka vazhduar të merret me Ujmanin.
Kësaj radhe, ai është marrë me Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se po e refuzojnë vizitën atje.
“Pse deputetët e PDK-së nuk po e vizitojnë Ujmanin? A po e konsiderojnë ende si dhuratë e Rankoviqit e po e refuzojnë si akt patriotik?” – ka shkruar ai.
Ndryshe, zyrtarë të ndryshëm të VV-së këto ditë i kanë shpeshtuar vizitat në Ujman, duke e paraqitur edhe këtë si sukses të tyre.