8 vëllezërit Imeri të kompanisë “Ariani” nga Vushtrria, bëhen bashkë për ta festuar Vitin e Ri

Familja Imeri njihet si njëra nga familjet që dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën e UÇK-së në rajonin e Vushtrrisë, ndërsa sikur në kohërat e vjetra, 8 vëllezërit Imeri janë mbledhur sot në mbrëmje e natës së Vitit të Ri.

Kjo familje me komandant Gani Imeri, ushtarin Qemail Imerin dhe nënën e tyre që ishte shtylla e shtëpisë, ishin komplet në shërbim të vendit e ushtrisë, ku nuk kursyen asgjë vetëm e vetëm që të lirohen nga okupatori serbosllav që me shekuj ushtronte dhunë ndaj gjithë shqiptarëve, shkruan Jepi zë.

Familja Imeri e njohur edhe me kontributin e dhënë në humanizëm e bujari shqiptare edhe në luftë për liri, ku e gjithë shtëpia e familjes Imeri ishte në shërbim luftës.

Vëllezërit Imeri, pas luftës iu kthyen jetës edhe kontributit për zhvillimin e vendit, ku me të gjithë filluan punën dhe angazhimin e tyre në kompani ndërtimi.

Kjo kompani, “ Ariani Company ”, sot është njëra ndër kompanitë më të njohura në gjithë Kosovën, ndërsa familja Imeri veçohet për humanizmin e dhënë në ndihmat për skamnor, shkruan Jepi zë.

Postimi i plotë nga Naser Imeri:

Gëzuar Vitin e Ri 2023!
Shëndet, mbarësi e lumturi për të gjithë ju dhe familjet e juaja!
Nga ne 8 vëllezërit Imeri!

Lexo edhe:  Dalin pamjet, rrëshqitje masive e dheut në një autostradë