8 persona përfundojnë në spital nga aksidenti i rëndë në mes të Prishtinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prishtinë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura teksa kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 02:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor” tha Ahmeti.

Mes tjerash, Ahmeti tha se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.

Lexo edhe:  46-vjeçari vdes befas në restorant, pronari s’e njihte (VIDEO)