Albin Kurti i gëzohet suksesit të Shqipërisë: Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë në Euro 2024

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”.

Heroi i Shqipërisë në këtë përballje ishte sulmuesi, Sokol Cikalleshi që shënoi golin e vetëm për kuqezinjtë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, në pjesën e parë, gjegjësisht në minutën e 25-të.

Për suksesin e Shqipërisë, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve” – ka shkruar Kurti në Facebook.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim