61-vjeçari që punon me karrocë dore në treg: “Ndodh nganjëherë nuk fitoj asnjë cent, por po duhet me punu”

Rritja e çmimeve në Kosovë po paraqet sfidë të madhe për shumë familje me të ardhura të ulëta, përfshirë atë të Islam Aliut, i cili tash e 26 vjet mban familjen duke bartur me karrocë mallrat që qytetarët blejnë në tregun e Prishtinës.

Derisa priste klientin e radhës, ai tha për Radion Evropa e Lirë se shpeshherë nuk fiton asnjë cent gjatë ditës.

“Ndodh nganjëherë nuk fitoj asnjë cent”, tha ai.

“Shumë herë ka ndodhur që kam shkuar në shtëpi pa pare”, shtoi ai.

“E vështirë është boll, por çka me bo, pa punu nuk bën”, tha Islam Aliu i cili mban familjen 7 anëtarëshe.

Lexo edhe:  Shpërthejnë dy bombola gazi në një vilë në Bogë, lëndohen rëndë katër persona