58-vjeçarja dyshohet se u plagos me pushkë ajrore në qafë e dorë – flasin nga QKUK për gjendjen e saj
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast që ka ndodhur së fundmi në komunën e Drenasit, ku një grua ka përfunduar në spital pas një plagosjeje me armë.
Siç raportoi Sinjali nga burimet e saja brenda QKMF-së në Drenas një 58-vjeçare, sot, rreth orës 12:00, është paraqitur për trajtim mjekësor.
Sinjali mësoi se e paraqitura është Zojni Topilla, nga fshati Gllanasellë i Gllogocit.
Tutje, Sinjali raportoi se e njëjta ka pësuar plagë në pjesën e qafës dhe në dorën e djathtë, për të cilat mjekët dyshojnë se janë shkaktuar nga pushkë ajrore apo pushkë gjuetie.
Për trajtim të mëtejshëm, ajo është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Për të konfirmuar zyrtarisht gjendjen e saj shëndetësore, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me emergjencën në QKUK, ku mjekja kujdestare Dafina Besholli deklaroi: “Gjendja për momentin është stabile ende është duke vazhduar me ekzaminimet të tjeraradiologjike dhe presim rezultatet e mëtutjeeshme. Por, gjendja është stabile.”, tha Besholli.