Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i mituri

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e së martës në Shqipëri.

Një i mitur nga fshati Barbullush në Vaun e Dejës, ku ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën, shkruan a2news.com

Sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi E.A. 14 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Lexo edhe:  Në Skenderaj, kërkohet të ndërtohet një kishë katolike