55-vjeçari humb jetën papritmas derisa po qëndronte në një kafene

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në një kafene në Shtërpcë, ku një person që po qëndronte atje ka humbur jetën papritmas, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Miroljub Iliq, 55-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, për shkak se viktima i kishte thënë dëshmitarit se nuk ndihet mirë dhe për një moment kishte rënë pa ndjenja.

Ekipi mjekësor i Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka kryer ekzaminimet për shenjat vitale në trupin e viktimës dhe ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë nuk është dërguar për autosi.

Prokurori ka urdhëruar që rasti të cilësohet ‘Vdekje e dyshimtë’.

Lexo edhe:  Jasharaj: Greva do të vazhdojë derisa të ketë zgjidhje