48-vjeçari në Fushë Kosovë kapet në flagrancë me pajisjet që vodhi në një lokal për autopjesë
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. E të dyshuarit në shumë raste arratisen nga organet e rendit, por që pas veprimeve hetimore, të njëjtit kapen nga Policia.
Të njëjtin fat e pat e pati edhe një person në fshatin Sllatinë në Fushë Kosovë, i cili u kap në flagrancë nga Policia me disa pajisje që dyshohej se ishin të vjedhura.
Sinjali mëson se mbrëmë pas mesnate, Policia ka ndaluar automjetin të cilin po e drejtonte 45-vjeçari dhe gjatë kontrollit janë gjetur disa pjesë për mjete motorike, të cilat i dyshuari nuk ka arritur që t’i deklarojë të blera përmes faturave.
Gjësendet janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se në bashkëkryerje me dy persona tjerë të cilët nuk i ka identifikuar, kanë kryer vjedhje në një lokal për autopjesë. Vlera e pajisjeve të vjedhura, kap shifrën rreth 6 mijë euro.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vijojnë hetimet për identifikimin e të dyshuarve tjerë.