44-vjeçarja nga Shqipëria ‘shtrinë’ prostitucionin në një motel në Ferizaj, bën seks me katër burra në këmbim të parave

Prostitucioni po vazhdon të mbetet një fenomen mjaft shqetësues dhe që përbën sfidë për institucionet në Kosovë. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për raste të tilla, kur një numër i madh i të dyshuarve janë me prejardhje nga Shqipëria. Ata po shfrytëzojnë “tregun” në Kosovë për të ushtruar këtë veprimtari.

Për një rast të tillë Policia rajonale në Ferizaj ka arrestuar një 44-vjeçare, shtetase e Shqipërisë, nën dyshimet se është marrë me prostitucion për muaj me radhë, në motelin “Mita” në magjistralen Kaçanik – Ferizaj.

Pas mbledhjes së informacioneve nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, u zbulua se nga muaji prill deri në muajin korrik, e dyshuara ka kryer marrëdhënie seksuale me pagesë me kayer burra, të moshave 58, 49, 44 23-vjeçare.

Sinjali mëson se rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Kujtojmë se muajt e fundit janë zbuluar një numër i madh i rasteve të prostitucionit.

Lexo edhe:  Themeluesit e Lëvizjes për braktisjen e fesë islame: Duam të jemi vetëm shqiptar