25 vjet nga krimi serb, kriminelët serbë me rroba të bardha e maska të zeza ekzekutuan qytetarët e Skenderajt

Sot kujtohen dëshmorët e martirët e lagjeve të Skenderajt të rënë më 20 mars 1999, shkruan Gazeta Sinjali.

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka shkruar për kohën pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së.

Në atë kohë kriminelët serbë të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaçkitjet e maltretimet e qytetarëve, duke i ndarë më pas edhe burrat nga gratë, të cilët i kishin dërguar tek pishat dhe atje i kishin ekzekutuar.

Lexo edhe:  Dorëzohet në Polici 57-vjeçari që e kërcënoi të dashurën e tij