22-vjeçari shqiptar mbeti i vrarë me thikë gjatë një sherri
Raportohet se një 22-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë me thikë gjatë një sherri të ndodhur në rrugë, në veri të Londrës.
Ngjarja e rëndë ndodhi të martën, por identiteti i viktimës u bë publik nga policia mbrëmjen e shkuar.
Kështu, siç raportojnë mediat britanike, ai është identifikuar si E. H., përcjell albinfo.ch.
Vrasja ndodhi në Berkshire Gardens në Palmers Green, Enfield, rreth orës 23:50 të 11 korrikut. I riu shqiptar u godit me thikë pas një sherri të ndodhur mes disa personave, për shkaqe momentalisht të panjohura.
Një zëdhënës i policisë londineze tha se familjarëve të 22-vjeçarit po u ofrohej mbështetja e nevojshme, ndërkohë që hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë. Autoritetet arrestuan një 24-vjeçar, i dyshuar si autor i ngjarjes, megjithatë ai u la në liri me kusht.