2023, vit i zi për Kosovën – Dhjetëra aksidente me fatalitet

Në vitin që po e lëmë pas aksidentet e shumta, e disa prej tyre me fatalitet ishin kryefjala e lajmeve ditore. Shifra alarmuese sipas policisë janë shënuar këtë vit.

Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, potencoi se gjatë vitit 2023 nga 1 janar deri 18 dhjetor, kanë vdekur 104 persona. Hoxha theksoi se 46 nga personat e vdekur në aksidente kanë qenë shoferë, 29 kanë qenë këmbësorë dhe 28 kanë qenë pasagjerë.

Sipas drejtorit të Policisë, shkaktart kryesor të aksidenteve janë, “Mos mbajtja e distancës së sigurisë mes mjeteve, manipulimi I pasigurt me automjet, mospërshtatja e shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës, mos respektimi I përparësis së kalimit, kyçje e pazsigurt në rrugë, radhitje e pa rregullt apo ndërrim I shiritave, kthim-rrotullim-lëzivje prapa”, u shpreh Hoxha.

Në një përgjigje nga Policia e Kosovës për Gazetën “Enigma”, kanë thënë se nga 95 aksidente me fatalitet në këtë vit 104 persona kanë mbetur të vdekur.

Ndërkohë eksperti i Komunikacionit, Bekim Ahmeti për Gazetën “Enigma” ka treguar se ku duhet të ndërhyhet për të shmangur aksidentet në trafik. Sipas tij duhet të ngritet cilësia tek autoshkollat dhe patent shoferi të jepet me meritë, dhe të shpalosen sa më shumë informacione rreth rregullave të komunikacionit në përgjithësi.

Pse ndodhin aksidentet në trafik? Eksperti shpjegon se ku “çalon” kjo fushë në Kosovë.

“Komunikacioni ka ngecje në mungesën e sinjalizimit horizontal dhe vertikal, mungesa e transportit publik, mungesa e mbikalimeve dhe nënkalimeve, mungesa e radareve statik dhe mobil, mungesa e kamerave”, është shprehur Ahmeti për “Enigmën”.

Kurse, eskperti i Sigurisë, Drizan Shala potencoi se aksidentet ndodhin për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

“Faktori kryesor që shkakton aksidentet është shpejtësia e lëvizjes së automjeteve që e tejkalon shpejtësine e kufizuar, kjo është hiç më pak se 80%”, u shpreh Shala për “Enigmën”.

Lexo edhe:  Ju qëndroni bashkë, ne i luftojmë jashtë’, fluturon droni për Romeon dhe Heidin në Big Brother

Sipas tij, aksidentet me fatalitet ndodhin edhe për shkak të ndryshimeve atmosferike.

“Tek aksidentet me fatalitet ndikojnë ndryshimet e kushteve atmosferike, duke qenë se rrugët tona shumë pak e kanë të rregulluar drenazhimin dhe largimin e ujit prej rrugës”, theksoi Shala.

Shala potencoi se edhe mungesa e analizave dhe hulumtimeve të aksidenteve ndikon shumë.

“Tek ne nuk bëhen analiza dhe hulumtime, sepse po të bëheshin do të dilte se tek aksidentet me fatalitet ndikojnë disa faktorë. Sado që ndërmerren fushata sensibilizuese mungesa e hulumtimeve të elementeve që e kanë shkaktu aksidentin e në bazë rë këtyre hulumtimeve të merren masa preventive, por, që në Kosovë nuk bëhen për arsye se nuk ka institucion përkatës që I kryen këto detyra”, u shpreh Shala.

Shala thotë se fushatat sensibilizuese mund të kenë efekt sekondar por jo primar.

“Edukimi i drejtuesve të automjeteve, merren masat edukative, pastaj preventive dhe ndëshkuese, kjo fazë duhet paraparë për çdo muaj.

Por janë edhe disa të tjera si matja e shpejtësisë së lëvizjes për tërë vitin, ku këto nuk janë identifikuar deri tani”

“Policia vjen me fushata sensibilizuese për çdo tre muaj, në shtetet e tjera ka filluar përgatitja për sezonin e ri dhe ne jemi ende në gjumë”, përfundoi Shala për “Enigmën”.

Çfarë dënimi maksimal parasheh Kodi Penal pëër aksidentet me fatalitet?

Neni 370, paragrafi 5 i Kodit Penal thotë se kushdo që shkel Ligjin mbi trafikun public apo transportin rrugor dhe rrezikon jetën e njerëzve, rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej 3 deri në 12 vjet.

Pra dënimi maksimal për këtë vepër penale me Kodin Penal është 12 vjet.

Lexo edhe:  Konfirmohet vendndodhja e Radoiçiqit, është i plagosur