Ju qëndroni bashkë, ne i luftojmë jashtë’, fluturon droni për Romeon dhe Heidin në Big Brother

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, ka ardhur një dron gjatë ditës së sotme (e enjte).

Ky dron shkoi pikërisht për tashmë ish-çiftin e këtij formati, Romeo Veshajn dhe Heidi Bacin.

Ata nuk e panë këtë moment, por që pamjet janë shpërndarë gjithandej rrjeteve sociale.

“Lufta filloi. Ju qëndroni bashkë, ne i luftojmë jashtë”, thuhej në dron që mesa duket është dërguar nga fansat e dyshes.

Të njëjtit kanë përjetur një krisje në raport gjatë kësaj kohe, për shkak të disa gjërave që kanë rrjedhur brenda.

Ata sidoqoftë po vazhdojnë të qëndrojnë bashkë e ta ndihmojnë njëri-tjetrin në lojë.

Mbetet të shihet se si do të jetë ky raport i tyre dhe nëse do të bashkohen sërish.

Lexo edhe:  Dhunohet një vajzë në Ferizaj, arrestohet i dyshuari