2 orë para se të nis punën, Komuna e Skenderajt njofton banorët e këtij fshati për bllokimin e rrugës

Vetëm rreth dy orë para se të nis punën në asfaltimin e rrugës Gofile deri te udhëkryqi për Krasaliq, Komuna e Soenderajt ka njoftuar banorët për ndalimin e qarkullimit në atë pjesë.

Pas orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Qirezit, janë njoftuar zyrtarisht nga Komuna e Skenderajt, raporton 02Press.com

Punimet janë planifikuar të zgjasin deri në orën 14:00.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Qirezit se, për arsye të shtrimit të asfaltit dhe mbylljes së sanimeve në pjesën e rrugës Gofile deri te udhëkryqi për Krasaliq, nga ora 10:00 deri në 14:00 do të jetë rruga e mbyllur.
Komuna e Skenderajt me mirëkuptim kërkon nga banorët dhe pjesëmarrësit në komunikacion të shfrytëzojnë rrugë tjera alternative deri në përfundim të procesit të asfaltimit.

Kujtojmë se është praktikë e institucioneve që për punime të tilla të njoftohen banorët së paku 1 ditë më herët. / 02 Press

Lexo edhe:  E rrallë: Binjakët nga Drenica bëhen të dytë ushtarë të Kosovës