65 vjeçari në Mitrovicë shkon te mjeku, hajnat ia vjedhin veturën e parkuar

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, e madje edhe nga oborret e shtëpive.

Një rast i tillë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur të martën në Mitrovicë, për çka Policia tashmë ka iniciuar rast.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 65-vjeçar, i cili ka deklaruar se hajnat ia kanë vjedhur veturën që e kishte parkuar në afërsi të ordinancës, ku shkoi të kontrollohej te mjeku.

Posa doli dhe nuk e gjeti automjetin e tij, viktima ka vendosur të kërkojë ndihmën e Policisë, duke e denoncuar rastin.

Si rezultat i denoncimit, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

Lexo edhe:  Tjetër provokim, gjenerali serb shkon t’i shikojë ushtarët pranë kufirit me Kosovën nëse “janë në gjendje gatishmërie”