19-vjetori i trazirave të marsit, asnjë i dënuar për vdekjen e tre fëmijëve

Në mars të vitit 2004 tre fëmijë shqiptarë në fshatin Çabër të Mitrovicës Veriore ishin mbytur në lumin Ibër pasi ishin sulmuar nga serbët atje.

Në 19-vjetorin e vdekjes, babai i njërit nga të vdekurit ka rrëfyer për tëvë1 se si ka ndodhur ngjarja. Teksa shton se janë të zhgënjyer që pas gjithë kësaj periudhe ende nuk është dënuar askush.

Më 16 mars të vitit 2004 në këtë vend vdiqën tre fëmijë të familjes Deliu, ndër ta Egzoni që atë kohë ishte 13-vjeçar.

19 vjet pas, babai i tij, Zaimi thotë se të ndjerit kishin dalë në një fshat tjetër të banuar me serbë, ku këta të fundit i kishin sulmuar.

E një ditë pas vdekjes së tyre, në Mitrovicën Veriore shpërthyen protesta të dhunshme apo siç njihen “Trazirat e Marsit” ku kishte edhe viktima.

Për një gjë të tillë Deliu thotë se është ndjerë keq që kanë ndodhur.

Megjithatë, ai thotë se janë të zhgënjyer që përgjatë gjithë kësaj kohe ende nuk është dënuar askush për vdekjen e tyre.

Trazirat e Marsit zgjatën dy ditë, ku u vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.

Lexo edhe:  E dhimbshme: 22-vjeçari ra nga lartësia derisa po ngarkonte sanë në traktor, ndërron jetë në spital