18-vjeçari kapet në flagrancë me boks hekuri, shoqërohet në Polici
Foto ilustruese
Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre.
Ata shpesh kapen në flagrancë me armë të ftohta e mjete të tjera të rrezikshme.
Një rast i tillë është zbuluar dje në Gjakovë, pasi një njësi policore që po patrullonte në rrugën ‘UÇK’, ka ndalur për kontroll një person.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gjatë kontrollit trupor, 18-vjeçarit i është gjetur dhe sekuestruar një boks hekuri.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.
Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“