E rëndë: Vetura godet për vdekje një fëmijë 5-vjeçar në Istog

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në fshatin Kovrag të Istogut, ku vetura ka goditur për vdekje një fëmijë të mitur.

Deri te aksidenti ka ardhur derisa shoferi i veturës ishte munduar t’i ikte një aksidenti tjetër, me ç’rast ka goditur fëmijën në anën tjetër.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një fëmijë 5-vjeçar, i cili u dërgua menjëherë në spital, por që ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Me urdhër te prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

02 Press do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Lexo edhe:  E jashtëzakonshme: Fotoja e Ibrahim Rugovës shihet gjatë vizitës së Zelenskyt në Parlamentin Europian