15-vjetori i pavarësisë, kolona të gjata për në Skenderaj

Kosova ka festuar sot 15-vjetorin e pavarësisë.

Për nder të 15-vjetorit të pavarësisë janë organizuar manifestime të ndryshme, shkruan lajmi.net.

E kjo festë ka tërhequr edhe vizitorë të shumtë të cilët kanë dashur t’i shohin nga afër vendet historike të Kosovës, që kontribuuan në rrugëtimin drejt pavarësisë.

Interesimi i madh për të vizituar këto vende, përfshirë edhe Prekazin, ka shkaktuar edhe fluks të automjeteve nëpër rrugë.

Njëjtë ka ndodhur edhe në rrugën për në Skenderaj, ku qytetarët shkojnë për të vizituar Prekazin dhe  Kompleksin Memorial “Adem Jashari” atje.

Lexo edhe:  Për dy muaj 116 mijë kërkesa për t’u pajisur me pasaportë, rritet interesimi edhe i qytetarëve në veri