Lajm i hidhur: Vdes specialisti i Pulmologjisë, dhe profesori universitar

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur specialisti i Pulmologjisë, Prof. Dr. Veprim Shehu.

Në njoftimin e kësaj ode thuhet se Shehu përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës.

Ndërsa specializimin dhe doktoratën, në drejtimin e Pulmologjisë, Shehu i përfundoi në Universitetin Hacitepe, në Ankara të Turqisë.

“Prof. Dr. Shehu u ka shërbyer qytetarëve në spitalin Maltepe në Stamboll dhe së fundi në Kolegjin AAB si mësimdhënës. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij”, thuhet në kumtesë.

Lexo edhe:  Mërgimtari dhunon të fejuarën në Kosovë, vepra dyshohet se u krye në një motel