Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të fillojnë të rriten përsëri, ndërsa orëve të pasdites në disa rajone malore priten më shumë vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 12 gradë Celsius, kursa ajo maksimale pritet të arrijë deri në 30 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Pasdite vonë në disa zona kryesisht malore do të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht thellë në veri të Shqipërisë, lindje dhe jug si dhe në perëndim, veri e verilindje të Maqedonisë së Veriut. Këto zhvillime do të kapin pak territor.
Në Shqipëri dukshëm më nxehtë sidomos në tërë pjesën perëndimore të vendit me temperatura deri në 35 gradë Celsius.
Nga e Enjtja na pret mot kryesisht me diell dhe me rritje progresive të temperaturave nga dita në ditë dhe kjo do të shënojë gradualisht fillimin e valës më të re të nxehtësisë tropikale edhe në Kosovë./MeteoBallkan