12 vjeçarja sulmohet seksualisht nga burri që ka filluar të bashkëjetoi me nënën e saj

Një rast i trishtë ka ndodhur dje në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një 12-vjeçare dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një burrë 33-vjeçar, në banesën e saj.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia rajonale në Prizren është njoftuar për rastin dje rreth orës 19:30 nga nëna e të miturës, e cila ka rrëfyer detaje për momentin që e ka përjetuar e bija.

Sipas të njëjtave burime, në dëshminë e saj të dhënë para zyrtarëve policorë, nëna e viktimës ka deklaruar se rasti ka ndodhur në banesën ku bashkëjetojnë me të dyshuarin, i cili e kishte prekur vajzën e saj në pjesët intime.

Pasi është marrë deklarata e nënës së vajzës, e mitura është dërguar për ekzaminime mjekësore dhe më pastaj që të dyja janë dërguar në përkujdesje institucionale.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, 33-vjeçari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Lexo edhe:  “Ose 1500 euro për vizë, ose t’likuidoj”, ferizajasi kërcënohet dhe mashtrohet nga një person