10 persona të maskuar parakalojnë në sheshin e Prishtinës, shoqërohen në polici

Dhjetë persona janë shoqëruar në Polici nën dyshimin se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, pasi që të njëjtit kanë shqetësuar qytetarët në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Personat e lartcekur, kanë ecur nëpër shesh të maskuar duke shkaktuar kështu shqetësim tek qytetarët që ishin duke kaluar aty.

Nga policia kanë thënë se personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba.

“Sot rreth orës 18:00, në shesh në Prishtinë policia ka ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor 10 persona. Personat në fjalë të cilët me vete kishin dy qenë, kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës të maskuar duke ju shkaktuar shqetësim qytetarëve që ishin prezent në atë zonë”, kanë thënë nga policia.

Personat në fjalë pas intervistimit në koordinim me prokurorin e shtetit janë liruar dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Lexo edhe:  Kuvendi i Gjilanit diskuton për të brendshmet që iu dhuruan mësueseve në një shkollë