ZYRTARE: KB Trepça blindon Tmusiqin me kontratë afatgjate

KB Trepça ka blinduar lojtarin e skuadrës mitrovicase dhe të përfaqësues së Kosovës, Mikaile Tmusic, duke i ofruar një kontratë afatgjate, raporton Sinjali Sporti.

‘Xehtarët’ kanë rinovuar me basketbollistin malazez edhe për katër sezonet e ardhshme.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi mitrovicas me anë të një postimi në Facebook.

Përmes një fotografie, klubi mitrovicas ka shkruar “4+”, teksa Tmusic shfaqet duke e nënshkruar kontratën.

Lexo edhe:  Detaje nga masakra në Beograd: 8 nxënës dhe roja dyshohet se u vranë nga një 14 vjeçar