Zveçan: 77-vjeçari gjendet i varur në rrethojat e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Zveçan, ku një burrë është gjetur pa shenja jete.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, viktima është identifikuar si D.F., 77-vjeç, i cili është gjetur i varur në rrethojat metalike të shtëpisë së tij, në rrugën “Mbreti Petar”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informacionit dhe ka nisur hetimet për vdekje të dyshimtë, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Me datën 18.08.2025, rreth orës 06:30, policia në Zveçan ka pranuar një informacion për një person që dyshohej se ishte pa shenja jete në rrugën “Mbreti Petar”, në Zveçan. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se personi me inicialet D.F., 77 vjeç, ishte gjetur i varur në disa rrethoja metali (grila) të cilat shërbenin si rrethoj e një shtëpie”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Doli në transmetim direkt me bluzën e Serbisë, gazetari kërkon falje përsëri: Kam lënduar nëna fëmijësh të vrarë