Zv/drejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë nga autoritetet serbe, dyshohet se po keqtrajtohet

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga komuniteti serb është ndaluar autoritetet serbe në Pikën Kufitare në Jarinjë dhe i njëjti sipas burimeve të Dukagjinit brenda Policisë, është dërguar në Rashkë, ku po dyshohet se po keqtrajtohet.

Këtë ndalese autoritetet e Serbisë e kane arsyetuar si “Shkelje e rendit kushtetues” nga ana e Jankoviqit.

Ndryshe, janë bërë disa orë që kur një numër i madh i autobusëve dhe veturave me targa nga Kosova nuk po lejohen të kalojnë në kufrin Serbi-Kroaci, shkruan Periskopi.

 

Lexo edhe:  Brenda një ore, vidhen dy vetura nga oborret e shtëpive në dy fshatra të Lipjanit