Zonja nga Zvicra, Majlinda Sylejmani: U befasova me shtëpinë e të moshuarve në Drenicë, paska ende njerëz me moral dhe kulturë

Majlinda Sylejmani, një zonjë e suksesshme shqiptare në Zvicër e cila në komunitetin e saj ku jeton është një emër mjaft i respektuar.

Ajo është shqiptarja e suksesshme e fushës së mjekësisë, politikës dhe me shpirt human, që nuk ndalon së qeni pranë atyre që kanë nevojë.

E prekur thellë nga video e rrahjes së të moshuartes nga një infermiere në Pejë, ajo thotë se nuk janë të gjitha shtëpitë e të moshuarve njësoi. Majlinda ka mbetur e befasuar me vizitën që ja ka bërë shtëpisë së të moshuarve në Skenderaj, transmeton DrenicaOnline.

Postimi i Majlinda Sylejmanit:

Shtëpia e te moshuarve ne Skënderaj
Pasi që deshta ta ndaj këte qështje me juve! Jo gjitha shtëpitë e te moshuarve – jan njësoj sikur ne Pejë! Pata rastin ti takoj keto dy zonja, njëra infermiere dhe tjetra ish infermierja e parë ne rajonin Skenderaj-Drenas dhe tani banore ne kete shtëpi!
Këtu pash dashuri, mirëkuptim, admirim, dashamirë, pozitivitet dhe vëtem gjëra pozitive! Nuk jan gjitha njësoj – dhe çka është me e bukura – me çdo banorë – pata mundësin ti zhvilloj disa biseda, që më tvërtet me dhan pasqyren se qysh duhet te qën nji infermerje e mirëfillt dhe e zgjuar! Aty nuk u dallua cila ështe vajza e tyre dhe cila ështe infermerje! Çdo infermerje që punon aty – e ka marr punen personale si obligim ndaj vetes spari dhe sdyti naj punes profesionale që padyshim bëhet ne maksimumin, që këtu un si njeri neutral me duhet te loboj – që paska ende njerz me moral dhe kultur!!!
Faleminderit motra që kujdeseni për nenat tona – që ne nuk kemi mundësi te jem pranë! Bëj thirrje per Ministria e Shëndetësisë, që ti verifikojn gjitha shtëpijët e te moshuarve dhe kështu te shohim ne si popullatë nji analizë, ku ështe mirëqenija sociale me e lartë e pacientave!

Lexo edhe:  Shokohen Shehlerët kur pyeten se "a i bijnë nuset së pari të ju për t’i provuar”

Ju falemnderit