Zjarri në Sopijë të Suharekës, Policia: Një kamion kapi telat e rrymës të cilët morën flakë Top of Form

Organizata Vullnetare e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, pasditen e së shtunës, njoftoi se në Sopijë të Suharekës një trafo u përfshi nga flakët, me ç’rast u dogjën edhe disa fusha përreth.
Por, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për media, teksa e konfirmoi rastin, u shpreh flakë kanë marrë telat e rrymës të cilët i ka kapur në kamion.

Mirëpo, ai thotë se nuk u raportua për ndonjë zjarr.

“Në fshatin Sopijë, sot me datë 13.07.2024, rreth orës 16:00 është raportuar se është rrëzuar një shtyllë, pasi që një kamion i ka kapur telat, kështu që telat kanë marrë flakë, por nuk është raportuar për ndonjë zjarr”, tha Bytyqi.

Lexo edhe:  Lista me emrat e zyrtarëve të Doganës të arrestuar në aksionin në veri