Zjarri në Breg të Diellit, Gashi: Një veturë është djegur, tjerat janë shpëtuar nga intervenimi i zjarrfikësve

Ka ditë që autoritetet kanë bërë thirrje që të ketë kujdes në ndezjen e zjarreve apo edhe hedhjen e gjërave të rrezikshme në mbeturina – shkaku i motit të nxehtë.

Nuk dihet nëse për shkak të kësaj të fundit, apo për arsye të tjera, ka marrë flakë mbrëmë bërlloku te Posta e Vogël, në Breg të Diellit.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Malë Gashi nga zjarrfikësit e Prishtinës, i cili ka njoftuar se si pasojë e zjarrit edhe një veturë është djegur.

“Ka pasur zjarr në dy kontejnerë me mbeturina dhe janë djegur edhe mbeturinat që ishin në tokë përreth kontejnerëve. Nga ky zjarr është përfshirë edhe një automjet kamionetë”.

Ai tha se ekipet kanë reaguar shumë shpejtë dhe i kanë shpëtuar automjetet tjerat që ishin në afërsi.

Lexo edhe:  Katër muaj pas heqjes së dinarit, nga Veriu frikësohen për lëvizje të reja nga Qeveria e Kosovës