Zjarri kaplon një pjesë të malit në Gjakovë

Një pjesë e malit në afërsi të fshatit Babaj Bokës në Gjakovë është kapluar nga flakët e zjarrit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se zjarrfikësve në ndihmë iu kanë dalë edhe pjesëtarë të KFOR-it.

“Sot në afërsi të fshatit Babaj Bokës, një pjesë malore është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga KFOR-i janë duke bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit”, ka thënë Elezaj.

Lexo edhe:  Kjo është gruaja që e mashtroi pronarin e auto “District”, e mori veturën për testim dhe nuk e ktheu më