Zjarrfikësit: Pritet të shembet ndërtesa që u përfshi nga zjarri në Brezovicë

Sot në Brezovicë, një hotel është djegur i tëri.

Një nga zjarrfikësit që ndodhet në vendin e ngjarjes ka bërë të ditur dhe se vendi i zjarrit është lokalizuar, por, sipas tij, pritet të shembet ndërtesa për arsye se është e djegur pjesërisht.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se nuk ka të lënduar nga ky zjarr, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është  përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha Veseli.

Lexo edhe:  Kërcet dajaku në Vlorë: Dy të rinj ua ngacmojnë gratë pushuesve