Zjarr në një depo në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Një zjarr i madh ka rënë në Fshatin Miradi të Fushë Kosovës, ku një objekt (depo) është përfshirë nga zjarri.

Rastin për IndeksOnline e kanë konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Zjarri ishte i madh, Policia dhe zjarrfikësit kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes për të intervenuar.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

‘’Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (depo) është përfshirë nga zjarri.  Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.’’ Ka thënë Ahmeti për IndeksOnline.

Lexo edhe:  Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, motoçiklisti përfundon në spital