Zhytësit shqiptarë nga Mitrovica, ndihmuan në gjetjen e serbit që ra dhe vdiq në Ibër
Në terr u bënë kërkime me orë të tëra. Por, rezultate s’pati deri kur zbardhi drita.
Në atë kohë në një pjesë të lumit Ibër, në rrugën nacionale Leposaviq-Mitrovicë, u gjet i vdekur një i ri serb që bashkë me veturën që po e ngiste ra në ujë, njofton Klan Kosova.
Për gjetjen e trupit të të aksidentuarit krahas policisë e zjarrfikësve që edhe e nxorën veturën nga lumi u thirrën edhe klubi i zhytjes “Trepça”.
Me hetimin e vdekjes së të riut, që u tha se është banor i pjesës veriore të Kosovës, po merret tash prokuroria.