Zhvarrosen prindërit e Shefqet Krasniqit, ai del në vendngjarje dhe jep një mesazh

Në fshatin Sibovc të Obiliqit, janë zhvarrosur trupat e atyre që ishin varrosur në këtë fshat.

Ndër ta ishin edhe prindërit e imamit Shefqet Krasniqi, i cili doli të marrë pjesë në këtë ceremoni, shkruan “Jepi zë”.

Nga pamjet që ka publikuar vetë Krasniqi, shihet teksa nxirren trupat dhe vendosen në arkivole për t’u bartur tek një lokacion tjetër.

Kjo po bëhet, siç thotë edhe Krasniqi, pasi shteti ka vendosur të shpronësojë gati gjithë fshatin për interes nacional të nxjerrjes së qymyrit.

Me këtë rast, Krasniqi dha edhe disa mesazhe, duke përmendur se ndonëse prindërit ishin varrosur jo më herët se 20 vite, tani kishin mbetur vetëm “një grusht eshtra”, siç thotë ai.

KLIKONI këtu për ta parë VIDEON

Lexo edhe:  Ndodhi edhe kjo: Kosovari merr kredi për BMW me dokumente të falsifikuara