Zhegrova i bën vetës një dhuratë, makinën ‘Ferrari’ që kap vlerën e gjysmë-milioni

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova sot feston ditëlindjen e tij të 24-të.

E me rastin e ditëlindjes, ai bëri të ditur se ka pranuar tashmë dhuratën luksoze, të cilën ai ia ka bërë vetes, shkruan Lajmi.net

Bëhet fjalë për një makinë të tipit “Ferrari” që kap çmimin e më shumë se 500 mijë euro, për të cilin Zhegrova ka publikuar foto edhe para katër javësh.

“Sapo e mora për ditëlindjen time”, shkroi 24-vjeçari krahas një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.

Kujtojmë që Zhegrova shënoi një gol në ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Andorrës në rrugë për Euro 2024.

Lexo edhe:  Arrestohen 3 kosovarë që kryenin punime të diplomës me para